Problemi kryesor i trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde, për derbin ndaj Real Madrid mbetet mungesa e yllit të El Classicove, Lionel Messi i cili u lëndua në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve.
Argjentinasi me 26 gola dhe 14 asistime padyshim që është ‘Mbreti’ i këtij derbi, por në mungesë të tij Valverde ka vendosur të inkuadrojë Ousmane Dembele, njofton Goal, përcjell Klan Kosova.
Francezi i cili erdhi nga Dortmund vitin e kaluar, këtë sezon është duke kaluar nëpër një formë të mirë duke iu afruar statistikave të Messit këtë sezon.
Megjithatë mbetet të shihet nëse 21 vjeçari do të arrijë të zëvendësojë denjësisht argjentinasin.