Si pasojë e reshjeve të shumta që kanë ndodhur nëpër shumë qytete të Kosovës, dëmet e shumta e kanë përfshirë edhe Prishtinën, raporton Ekonomia Online.
Dëmet më të mëdha janë vërejtur gjatë ditës së djeshme, ku edhe reshjet kanë qenë më të dendura.
Nëpër sheshet e Prishtinës vërehen dëme të shumta e sidomos pas vendosjes së tavolinave dhe ambienti i krijuar “Verë n’Akull”, në sheshin “Zahir Pajazi”, ku janë dëmtuar tavolina dhe shumëçka tjetër.
Madje sheshet ende nuk janë pastruar nga dëmet që kanë lënë vërshimet.