Dementia vaskulare, shenjat që tregojnë se jeni në rrezik

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 09:00 | Nga

Simptomat e dementias vaskulare mund të jenë të ngjashme me sëmundjen e Alzheimerit dhe llojet tjera të dementias.

Janë disa shenja të dementias vaskulare të cilat duhet pasur parasysh – madje që tregojnë se jeni në rrezik, shkruan Express.co.uk, përcjell Klan Kosova.

Kjo sëmundje prek rreth 150 mijë njerëz në Britani të Madhe dhe shkaktohet si rezultat i mosfurnizimit të trurit me oksigjen ku si pasojë dëmtohen qelizat e trurit.

Shenjat që duhet t’i keni parasysh janë, si ndryshim në sjellje, vështirësi në koncentrik dhe problem me të kuptuarit.

Pastaj vijnë edhe shenja sikur vështirësi në të ecur, madje edhe rrëzim, vështirësi në të folur, konfuzion dhe humbje e memories.

Nëse keni këto shenja kërkoni ndihmën e mjekut. Kjo sëmundje më së shumti prek njerëzit mbi moshën 65 vjeçare, duhanpirësit dhe ata që nuk hanë shëndetshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme