Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditorit nuk shkojnë pothuajse kurrë një hap përtej publikimit.
Sipas drejtorit të organizatës ÇOHU, Arton Demhasaj, këto raporte përveç kredibilitetit më të madh që e kanë, ato nuk po prodhojnë asnjë pasojë në mënyrë që rekomandimet e dala nga këto raporte të përmirësohen nga viti në vit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në intervistën e dhënë “Kohës Ditore”, Demhasaj ka deklaruar se hetuesia duhet të merret më shumë me këto raporte.
Ai ka propozuar që secila prokurori duhet të angazhojë prokurorë të veçantë, të cilët do të merren vetëm me gjetjet që dalin nga raportet e Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA) .