Dehmasaj: Reforma zgjedhore e domosdoshme, nisma e VV-së një lloj kërcënimi për zgjedhjen e presidentit

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Arton Demhasaj  nga Lëvizja “Çohu”, e ka vlerësuar si të gabuar nismën e Vetëvendosjes për ndryshimin e Ligjit Zgjedhor në mënyrë urgjente e pa diskutim me akterë të tjerë.

Ai ka thënë për Ekonomia Online se reforma zgjedhore është e domosdoshme, por jo në këtë mënyrë e cila sipas tij, mund të lexohet edhe si shantazh për votën  për presidentin.

“Reforma zgjedhore është e domosdoshme pasi në zgjedhje është parë që ka pas disa lëshime. Por ajo nuk mund të bëhet në këtë formë urgjente pa diskutim të mirëfilltë të partive politike, shoqërisë civile, ekspertëve. Mënyra e një llojë kontrabandimi të ndryshimi të Ligjit është e papranueshme. Është e vërtetë se edhe diaspora ka pasur probleme gjatë votimi.

“Mundet me u pa si një llojë kërcënimi për votimin e presidenti duke ditur se shumica e diasporës votojnë për VV, duke quar mesazh se nëse nuk votohet presidenti ne shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ai.

Grupi parlamentar i VV-së ka dërguar në Kryesi të Kuvendit iniciativën për ndryshimin e ligjit zgjedhor, duke kërkuar që të mbahet sot një seancë për këtë pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme