Agron Demi, nga Instituti GAP, ka kritikuar Partinë Socialdemokrate se po bëhet bashkë me një parti e cila sapo e përmbylli mandatin më të keq në historinë e zezë të qeverisjes.
Drejtuesi i Institutii për Studime të Avancuara GAP, nëpërmes një postimi në Facebook, ka kritikuar koalicionin parazgjedhor AAK-PSD, i cili u zyrtarizua sot.
“Natyrisht, ku ka ofertë më të mirë për votuesit se sa me ua kërku votën për një parti e cila vetëm se përmbylli mandatin më të keq në historinë e zezë të qeverisjes”, ka shkruar Demi.
“Për PSD-në, nuk ka gajle që Haradinaj si udhëheqës i qeverisjes PAN këmbëngul me vazhdu projektin e dëmshëm me miliarda euro të termocentralit të ri, me i djeg/vjedh me miliarda euro në autostradën e re që kalon nëpër arat e Dukagjinit, me kërcënu gjykatës e prokurorë, me i fry listat e veteranëve, me i degradu të gjitha agjencionet e pavarura…e qindra të zeza tjera. Deri dje ‘figurë e krimit të organizuar’, sot partner”.
“Në politikë nuk duhet me funksioni me logjikën e biznesit, me i pa partitë si “start-up”-s me qëllimin e vetëm me ju bashku blerësit me çmimin më të lartë, ka theksuar Demi.