Agron Demi nga Institui GAP dhe Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, kanë poelmizuar përmes komenteve në rrjetin social facebook.
Në një postim të Demit ku kritikonte Qeverinë Kurti për mungesë të planit qeverisës, Zulfaj reagoi duke ia kujtuar se qeveria i ka vetëm 21 ditë.
” Një vit kërkon zgjedhje, për disa muaj anketat tregojnë që ke me i fitu zgjedhjet me mbi 50%, qe dy muaj edhe zyrtarisht e di që ke me qeverisë i vetëm, qe tre javë e ke fillu mandatin qeverisës, edhe ende nuk ke një Plan Qeverisës. Qysh”, ka shkruar Demi.
Tutje Demi tha se Zulfaj ka këshilluar edhe Fatmir Limajn, ndërsa një gjë të tillë e mohoi Zulfaj duke i thënë se ka punuar vetëm në qeverinë Kurti 1 dhe 2, si dhe në shoqërinë civile.
“Ke keshillu Fatmir Limajn, gjynahet e te cilit ne qeveri nuk mundeni me i shly as per disa vjet. Nder to edhe monopolin ne homologim qe na zhvate miliona euro cdo vit, tash e 12 vjet”, shkroi ai.
“Nuk eshte e vertete. Asnjehere nuk kam punuar ne asnje qeveri, pervec ne Kurti I dhe tash Kurti II. Kam punuar ne shoqeri civile 15 vjet e nje pjese te mire te saj ne projekte kunder korrupsionit”, mohoi Zulfaj.