Agron Demi nga Instituti “GAP”, ka shtruar një pyetje për kryeministrin Albin Kurti, pasi që ky i fundit nuk e ka paraqitur ende programin qeverisës të qeverisë së tij.
Demi ka renditur kërkesat e Kurtit për zgjedhje, faktin që dihej se do të fitojë i vetëm dhe se në fund përkundër që tre javë ka filluar mandatin e tij qeverisës, ende nuk e ka programin qeveritar.
“Një vit kërkon zgjedhje, për disa muaj anketat tregojnë që ke me i fitu zgjedhjet me mbi 50%, qe dy muaj edhe zyrtarisht e di që ke me qeverisë i vetëm, qe tre javë e ke fillu mandatin qeverisës, edhe ende nuk ka një Plan Qeverisës. Qysh?!”, ka shkruar Demi.