Demi Lovato ka folur për herë të parë rreth mbi-dozës në vitin 2018 duke bërë të ditur përmes një dokumentari se ishte vetëm pak minuta larg vdekjes.
Këngëtarja e famshme amerikane ishte hospitalizuar atë vit pasi ishte gjetur pa ndjenja në shtëpinë e saj në Los Angjelos, shkruan AP. Këto detaje, këngëtarja 28 vjeçare i ka bërë të ditura gjatë një dokumentari të publikuar në Youtube të titulluar “Dancing With the Devil”.
“Kam pasur tri goditje në tru, e po ashtu një sulm në zemër. Mjekët e mi thanë se më kishin mbetur vetëm 10 minuta për të jetuar”, është shprehur ajo.
Gjatë një interviste për AP, Demi ka thënë se mbidoza e ka lënë atë me dëmtime në tru duke shtuar se ende i vuan pasojat edhe sot.