Demi Lovato është revoltuar gjersa ka shkruar një tabloid për jetën e saj. Me këtë rast, ajo reagoi përmes llogarisë personale në Twitter.
Këngëtarja u ka kërkuar fansave që të mos besojnë në shkrimet e revistave pasi bëhen vetëm për t’i shitur.
“I dua fansat e mi, por unë i injoroj tabloidët”, shkroi fillimisht Lovato duke shtuar se “Mos besoni gjithçka që lexoni. Ata do të shkruajnë gjithçka vetëm për të shitur historinë. Të sëmurë”.
Në fjalimin e saj, ajo vendosi të flas rreth spekulimeve për shëndetin e saj.
“Nëse mendoj se duhet të them diçka, do ta them atë. Ndaloni së shkruari për rimëkëmbjen time. Unë jam e matur, mirënjohës dhe që jam gjallë duke u kujdesur për veten time. Kam ndjenjën se duhet të qartësoj disa thashetheme, por asgjë nuk i kam borxh askujt, kështu që nuk do ta bëj. Tifozët e mi duhet ta dinë se jam duke punuar për veten time”, shkroi yll pop muzikës.
Në korrik të këtij viti, ajo u gjet në kushte të vështira në shtëpinë e saj në Kaliforni. Ajo e kishte tepruar me substanca narkotike.
Ndryshe, Lovato shkroi se është e përkushtuar ndaj familjes, të relaksohet dhe të kthehet në vendin e punës.