Një album muzikor, do të jetë shtëpia e sekreteve ku Demi Lovato, do të shpalos gjithë të vërtetën personale të asaj që kishtë përjetuar vitin e kaluar.
“E dini çfarë është e bukura e të bërit një album?”
“Mund të thuash gjithçka që dëshiron, të jesh e hapur dhe e sinqertë aq sa është e mundur dhe më në fund të tregosh anën tënde të historisë, pavarësisht se disa nuk mund ta pëlqejnë’’, shkroi këngëtarja në një postim në InstaStory.
Vetëm disa muaj përpara overdozës, Demi publikoi këngën “Sober”, duke zbuluar se vuante nga alkooli.
Ish ylli i Disney ka luftuar publikisht me varësinë nga droga, çrregullimi bipolar, vetë-dëmtimi, bulimia si edhe ka folur hapur për shëndetin e saj mendor.
Ajo kaloi disa muaj në qendër të shëndetit mendor pas mbidozës së drogës