Demi Lovato ka folur në një dokumentarë muajin që lamë pas për shëndetin e saj mendor.
Këngëtarja ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta private, por më fokus ka vënë overdozën që kishte me substance narkotike, shkruan Mirror.
Edhe pse ka qenë një pjesë e errët e jetës së saj, Demi tani deklarohet se është bërë edhe më e fortë.
Në një intervistë me Jimmy Fallon, artistja është shprehur se si jeta e saj po kalon në përgjithësi.
“Ka qenë një pjesë e mirë për ta treguar, çfarëdo që thonë njerëzit, nuk më intereson”, është shprehur ajo.
Ndër të tjera Lovato ka qenë e shtrirë në spital, teksa ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.