Demokracia e Re e Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi

Prishtinë | 21 Maj 2023 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis është fituesja e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën këtë të diel (21 maj) në Greqi.

Nga të dhënat e exit poll-eve që u bën publike pak minuta pas mbylljes së kutive të votimit, rezulton se partia e kryeministrit Mitsotakis ka marrë nga 41.1% të votave.

Ndërkohë që partia kryesore opozitare, SYRIZA, që drejtohet nga ish-kryeministri Alexis Tsipras ka siguruar 25-29% të votave.

Sipas këtyre rezultateve, Demokracia e Re ka siguruar nga 121-125 vende në parlamentin e ri, SYRIZA, 86-89 deputetë, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes 5 partive të tjera.

Ndaj bazuar në këto rezultate, mediat greke raportojnë se kryeministrit Kyriakos Mitsotakis do t’i duhet një koalicion për të qeverisur, ndryshe vendi do të duhet të shkojë në një raund të dytë zgjedhjesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme