Greqia dëshiron një grua si presidente të ardhshme

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dëshiron që presidenti i ardhshëm i vendit të jetë grua, ndërsa propozoi një gjyqtare të lartë për këtë post.

“Demokracia është femërore. Për herë të parë ka ardhur koha për të zgjedhur një grua në pozicionin më të lartë të shtetit”, theksoi Mitsotakis ndërsa njoftoi se 62 vjeçarja Ekaterini Sakellaropoulou, kryetare e Gjykatës së Lartë Administrative (STE), ishte kandidatja e tij.

Posti i presidentit në Greqi është kryesisht simbolik. Mandati pesëvjeçar i presidentit aktual, Prokopis Pavlopoulos, përfundon më 13 mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme