Tërmet i fortë në Greqi

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Greqia ditët e fundit është goditur nga një sërë lëkundjesh tërmeti.

Këtë mesditë një tërmet me magnitutë 5.5 i shkallës rihter ka lëkundur vendin. Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, lëkundjet janë regjistruar 137 km në juglindje të Selanikut, në zonën detare në jug të Halkidikit.

Mediat bëjnë me dije se thellësia e tërmetit ishte 5 km dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Atikës, abcnews.al

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmet materiale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme