“Demokracia Studentore” paraqet nesër fakte se Mustafa është profesor i rregullt në UP

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Kosovë “Demokracia Studentore”, po këmbëngul se ka fakte se Isa Mustafa është duke u paguar nga Universiteti i Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga “Demokracia Studentore”.

“Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Kosovë “Demokracia Studentore” nesër, e martë, në ora 11:00 mbanë konferencë për media, në oborrin e Fakultetit Ekonomik ku do t’i prezantoj faktet që Pr.Dr Isa Mustafa është profesor i rregullt në këtë fakultet dhe nga viti 2016 pa ardhur asnjë ditë në pune!”, thuhet në njoftim.

Konferenca e tyre mbahet në oborrin e Fakultetit Ekonomik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme