Demokratët do të bojkotojnë votimin e gjyqtares Barret për Gjykatën Supreme

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Demokratët në Senat do të bojkotojnë votimin në Komitetin e Gjyqësorit, të planifikuar më 22 tetor, për Amy Coney Barrett, të nomimuarën e presidentit amerikan, Donald Trump, për gjyqtare të Gjykatës Supreme.

“Ky ka qenë proces i turpshëm nga fillimi”, ka thënë lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, bashkë me pjesëtarët tjerë demokratë në këtë trup.

“Në kohë e pandemisë globale dhe zgjedhjeve në ardhje, republikanët janë duke nxitur për ta konfirmuar një gjqytare të Gjykatës Supreme për të pamundësuar kujdesin shëndetësor për miliona njerëz dhe për të ekzektuar agjenda thellësisht jopopullore, të cilat nuk kanë mundur t’i çojnë përpara në Kongres”.

Demokratët kanë kundërshtuar ashpër Barretin, gjyqtare e një gjykate federale të apelit, e cila është favorite e konservatorëve të krishterë.

Megjithatë, demokratët kanë pak mundësi që të ndalin miratimin e saj në Senat, i cili ka shumicë republikane.

Komiteti Gjyqësor i Senatit, që kontrollohet nga republikanët, pritet të votojë për nominimin e Barret më 22 tetor. I gjithë Senati më pas do të votojë për të më 26 tetor.

Bojkoti i demokratëve vë në pah qasjen e tyre politike, duke parë nominimin e saj si jolegjitim, pak para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Nëse konfirmohet në këtë pozitë të përjetshme, Barret do të rriste shumicën konservatore në Gjykatën Supreme në 6:3, çka potencialisht mund të ndikojë në ndryshim të balancit ideologjik për dekada.

Presidenti Trump dhe republikanë tjerë kanë marrë vendim të shpejtë për të mbushur ulësen e zbrazët në këtë Gjykatë, pas vdekjes së ikonës liberale, Ruth Bader Ginsburg, në muajin shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme