Demokratët e Serbisë: I rëndësishëm qëndrimi i Rusisë rreth Kosovës

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Partia opozitare Demokratike e Serbisë, me rastin e vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Beograd beson se është shumë e rëndësishme që Rusia zyrtare në mënyrë të qartë ka shfaqur qëndrimin se “Moska është e angazhuar për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciproke për Kosovën bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

“Duke përsëritur se Rusia do të pajtohet me çdo vendim të Serbisë, por se mbështet respektimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që në mënyrë eksplicite konfirmon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë dhe autonominë thelbësore të Kosovës dhe Metohisë brenda saj, Presidenti i Rusisë qartë deklaroi se Serbia ka një garanci se Rusia do të mbrojë integritetin e saj territorial”, thuhet në deklaratën e kësaj partie, transmeton Klan Kosova.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar dje nw Beograd se Rusia do e respektojë arritjen e një marrëveshje të mundshme me Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme