Demolli: Kodi Civil nuk është ai që dëshirojmë, Osmani duhet të dal në mbështetje të komunitetit LGBTQI

Prishtinë | 18 Qer 2024 | 18:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Luljeta Demolli, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, ka thënë se Kodi Civil nuk është ai që ata dëshirojnë, ndonëse, është tejet i rëndësishme për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Kodi Civil nuk është ai që ne dëshirojmë a kodi civil çështje tejet e rëndësishme për Kosovën dhe rregullon shumë çështje për shkak që s’po miratohet Kodi Civil shume çështje kanë mbetur mbrapa rregullimi i divorcit e trashëgimisë e plot çështje tjetër. Ky kod që po flet Ministria nuk është kod që dëshirojmë edhe janë prapë jo transparent. Kodi civil është prej 2016 qarkullon në Parlament dhe mezi e marrim prej 2016 nuk jemi ftuar prej fillimi pastaj jemi ftuar pak pastaj jemi largu pak ka shkuar mënyra ma jo transparente të mundshme, jo mënyrën e duhur diçka që nuk ka Kodi Civil nuk ka harmoni me kushtetutën e Kosovës. Le të jetë një harmoni me kushtetun e Kosovës dhe Kodi Civil do duhej të ishte ne harmoni kurgjo tjetër” ka thënë ajo

Ajo ka thënë se Ministria do duhej të ishte me transparente sepse nuk është në mënyre si duhet të ishte dhe që nuk kanë treguar vullnetin politik që do duhet ta tregonin ministria Kryeministri dhe kryetari kuvendit.

“Nuk kam pa kërkon në votë që deputetë hezitojnë me zbatuar qeveritë që vijnë e shkojnë nuk donë kushtetutën e vet. Po them edhe njëherë çka thotë ministresha po them që do duhej të është me transparencë nuk është mënyrën si duhet të ishte edhe nëse do ishte do ta ketë vështirë se nuk e kanë tregu vullnetin politik që do duhej ta tregonin edhe ministresha edhe kryeministri një lëvizje që ka 51% do duhej të ishte konformë i Kushtetutës së Kosovës. Sa i përket të drejta njeriut kanë dështuar nuk kanë progres i kanë krejt pushtetet dhe nuk e shtyn një çështje përpara konformë kushtetues, nuk shohim vullnet në atë drejt shohim deklarata të thata”, tha ajo.

Ajo i bëri thirrje presidentes me qenë më e hapur sa i përket komunitetit LGBT.

“Do të dija ketë vit të ishte me një mesazh nuk kemi parë në paradë, e pritem në paradë do duhej të linte anash atë kalkulimet. I ka ardhur radha që ajo të jetë më e zëshme. E shfrytëzoj rastin përmes platformës së saj me ju drejtu me një mesazh është një person që po vlerësohet edhe atëherë në qoftëse je aq lart duhet me shku dhe me qenë më e hapur me komunitetin me një mesazh. E ftoj presidentet me një mesazh drejt komunitetit”, ka deklaruar ajo.

Të ngjashme