Dëmtimi i pyjeve, Policia arreston 5 persona, konfiskon 5 traktorë dhe 200 metra drunj

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Bazuar në planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2019”, njësitet policore  të Stacionit Policor në Shtime, në mbështetje të Njësisë për reagim të shpejtë nga DRP Ferizaj, kanë vazhduar me angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjve .

Gjatë ditës së djeshme  dhe sot, në fshatrat Reqak, Mollopolc dhe Petovë, njësitet policore  kanë arrestuar pesë (5) persona dhe janë  konfiskuar  4(katër)  traktorë si dhe  një sasi e drunjtëve duke u transportuar në  mënyrë ilegale.

Gjithashtu, në fshatin Petrovë ,në oborrin e njërit nga të dyshuarit janë gjetur rreth 200 metra drunj  pa dokumentacion të nevojshëm –të prera  në mënyrë ilegale.

Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni  Pyjor i Kosovës  të cilët do të vazhdojnë   procedurat ligjore lidhur me këtë rast,si dhe konfiskimin e masës drunore.

Plani operativ është në vazhdim .

Të ngjashme