Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes në Pejë, Berat Ganiqi ka thënë se hapësira dhe elementet të cilat po përdoreshin në këtë komunë për peticionin ”Duam Zgjedhje”, iu janë dëmtuar.
Ganiqi thotë se në Pejë ishin militantë të AAK-së ata të cilët sulmuan në pjesën e cila ishte ndarë për qytetarët të cilët duan të nënshkruanin peticionin e inicuar për zgjedhje të reja.
”Është për keqardhje veprimi i militantve të AAK-së në Pejë, ata nuk mund ta ndalin peticionin”, thuhet në reagimin e tij në facebook.