Në Kuvendin e Kosovës në katin ku janë zyrat e kryetarëve të Komisioneve Parlamentare ka rrjedhur uji duke dëmtuar tavanet, raporton Ekonomia Online.
Gjendje jo e mirë është parë edhe në zyrën e kryetarit për Komisionin e Arsimit, Ardian Gola. Në zyrën e tij nga pamjet e siguruara, vërehet uji teksa pikë në një kovë të mbeturinave të vendosur aty.
Po ashtu edhe tavani i këtij kati shihet se është dëmtuar nga uji që po rridhte.