Sipas KEDS-it, pa energji elektrike kanë mbetur konsumatorët nga Gorenja deri te Viva Fresh-i. Prishja është e komplikuar dhe duhen disa orë deri në sanimin e saj.
Kjo është hera e dytë që i njëjti kontraktor shkakton prishje brenda pak ditëve.
KEDS kërkon nga punëkryrës të ndryshëm që të kenë kujdes të madh gjatë kryerjes së punimeve.
“Ata duhet të punojnë në bazë të udhëzimeve detaje që sigurohen nga KEDS në mënyrë që të evitohen prishje të tilla, pasi dëmët janë të konsiderueshme, si për kompaninë, ashtu edhe për konsumatorët”, thuhet në njoftim.