Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, një person dërgohet në Emergjencë

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Bresalc. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Aksidenti ka ndodhur para pak minutash mes dy veturave, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, ismet Hashani.

“Një person është sjellë në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa me rastin po merret policia”, tha Hashani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme