Pesë të lënduar në një aksident në Pejë

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në fshatin Dubovë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona.

“Rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dubovë të Pejës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, derisa lëndime kanë marrë pesë persona. Ata kanë pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme