Aksident afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, vdes biçiklisti

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Një biçiklist ka vdekur si pasojë e një aksdienti që ka ndodhur sot rreth orës 20:40 në afërsi të Stacionit të Autobusëve.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:40 kemi pranuar informatën se në afërsi të Stacionit të Autobusëve, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme