Një person mbetet i lënduar në një aksident trafiku në Rahovec

Prishtinë | 04 Sht 2023 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti trafiku në Rahovec.

Sipas policisë, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, përcjell Klankosova.tv.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është goditur nga një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës. I lënduari është dërguar në tretman mjekësorë”, thuhet në raportin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme