Sot është dëmtuar linja kryesore e furnizimit me ujë në zonën e rrugës “Muharrem Fejza” ne Prishtinë, për shkak të dëmtimi nga kompania “Rahovica”, gjatë kohës që po bënin punën e tyre.
Dëmtimi u bë rreth orës 11:00, ndërsa sanimi mund të zgjasë deri afërsisht në orën 14:30, njofton Klankosova.tv.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të “KRU Prishtina” janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rregullimin.