Ura e Gurit në Vushtrri është dëmtuar në masë të madhe. Rreth orës 03:00 pa mesnate, nga pjesa e epërme anësore e urës së bashku me bazën janë rrëzuar 36 blloqe të gurëve, për të cilën historia thotë se është ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane apo edhe më herët në kohën e Perandorisë Romake.
Pronarët e Restorantit “Ura e vjetër e Gurit“, e cila gjendet në hapësirat e afërta të këtij monumenti të lashtë të trashëgimisë kulturore, kanë informuar të gjitha institucionet komunale dhe ato qendrore për dëmin e shkaktuar nga faktori kohë.
Si shihet në foto autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.
E gjithë zona është rrethuar me shirita policorë dhe është vendosur perimetri i sigurisë, edhe për të mbrojtur qytetarët që e vizitojnë këtë monument trashëgimie.
Ura e Gurit në Vushtrri edhe më parë është dëmtuar. Personeli i këtij objekti hotelierë kanë intervenuar disa herë për të ngritur blloqet e gurëve që po bien vazhdimisht.