Dënim me burg dhe gjobë për serbin që ishte kapur me drogë

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka dënuar më burgim dhe gjobë të akuzuarin Merhan Rekoviq për posedim të narkotikëve.

Merhan Rekoviq akuzohej se në janar të vitit 2010 në hyrje të banesës në Mitrovicë ishte kapur me narkotikë, pasi u gjet fajtorë për veprat që i ngarkoheshin gjykata e ka dënuar me një vit burgim dhe 300 euro gjobë.

Pjesëtarët e policisë kishin pas informacione se i pandehuri posedonte narkotike dhe të njëjtin e kishin ndaluar.

Pas kontrollit në trupin e tij, në njërin xhep kishin gjetur një pako të cigares në të cilën ka pasur 44 qese të narkotikëve të llojit Heroinë, ndërsa në xhepin tjetër edhe dy qese të tjera me heroinë, gjithsejtë me peshë prej 9.78 dhe para në vlerë prej 2.100 dinarë dhe 25 euro.

Kjo sasi e të hollave dhe e heroinës iu kishin konfiskuar të pandehurit Rekoviq.

Më këtë kishte kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe e substancave psiko – tropike.

I akuzuari ishte deklaruar i pafajshëm për veprat për të cilat gjykata e gjeti fajtorë.

Gjithashtu me rastin e marrjes në pyetje nga mbrojtësja e tij avokatja Hidajete Mazhiqi, i pandehuri Rekoviq ka deklaruar se ditën kur e kishte zënë policia ai kishte qenë në hyrje të banesës së tij së bashku me një person të nacionaliteti rom i cili ia kishte sjellë drogën.

I pandehuri po ashtu ka deklaruar se atij i ishte gjetur heroina por se nuk e kishte për qëllim t’ia shiste dikujt tjetër por ta konsumonte për vete.

Ndërsa duke iu përgjigjur pyetjes së prokurorit Njazi Rexha se çfarë sasie të narkotikëve konsumonte gjatë ditës, i pandehuri tha se konsumonte deri në 5 gramë në ditë, raporton Kallxo.com.

Avokatja Hidajete Mazhiqi ka kërkuar nga gjykata që të marr parasysh rrethanat lehtësuese se i mbrojturi i saj tashme kishte krijuar familje dhe nuk ekzistonte rreziku për ripërtëritjen e veprës pasi që i pandehuri tash e 5 vite sipas saj është në rehabilitim.

Pas dëgjimit të të gjitha palëve trupi gjykues më kryetar Avni Mehmetin ka njoftuar se gjykimi për këtë çështje kishte përfunduar.

Ndërsa shpalli aktgjykimin me anë të së cilit të akuzuarin Merhan Rekoviq e gjeti fajtor duke e dënuar më burg efektiv prej një vit dhe 300 euro gjobë të cilin duhet ta paguaj në afat prej 3 muaj nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Në dënim të pandehurit do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak që nga 4 janar deri me 29 tetor 2010.

Po ashtu i pandehuri është obliguar të paguaj shpenzimet e procedurës 30 euro, 20 euro paushall gjyqësor, 60 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme