Skuadra italiane, AC Milan, është duke e konsideruar si opsion mesfushorin spanjoll, Denis Suarez, nëse dështon të nënshkruajë kontratë me Cesc Fabregasin.
Klubi italian shpreson që ta forcojë linjën e mesfushës nëpërmjet futbollistit Cesc Fabregas, shkruan Goal.
Mirëpo nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë kontratë me të deri në muajin e ardhshëm, mesfushori Denis Suarez, do të jetë synimi i tyre i ardhshëm.