Mbrëmë nga ora 22:00 deri në ora 4:00 në Shkup janë gjobitur 100 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Nga MPB njoftojnë se janë gjobitur edhe 51 shoferë për kundërvajtje tjera në komunikacion.
Aksionin kontrollues e zbatoi Reparti për siguri në komunikacionin rrugor në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga sektorë tjerë të Njësisë mobile për siguri të komunikacionit rrugor pranë MPB.