Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor V.A. dhe A.A. për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Për këtë vepër penale gjykata i dënoi me nga 6 muaj me kusht që dy të dënuarit të mos kryejnë ndonjë vepër penale brenda dy vjetësh.
Të akuzuarës V.A. do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.
Për pikën dy të aktakuzës dy të akuzuarit gjykata i liroj nga aktakuza.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 6 tetor 2015, ka ngritur aktakuzë kundër V.A dhe D.H në cilësinë e zyrtareve të Agjencisë së Metrologjisë dhe Avni Alidemajt, në cilësinë e drejtorit ekzekutiv të rrjetit të KEDS-it.
Prokuroria pretendon se gjatë intervalit kohor mars 2013 deri më 5 dhjetor 2014, të akuzuarit kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, duke u mundësuar kompanive “Kohler” dhe “KEDS” të përfitojnë dobi pasurore dhe të njëjtën kohë t’iu shkaktojnë dëm material konsumatorëve kosovarë.
Sipas aktakuzës, dy zyrtaret Ajvazi dhe Hamiti, kanë shqyrtuar dokumentacionin për miratimin dhe lejimit e tipit të njehsorit elektrik digjital të prodhuesit “Kohler”, të tipit digjital “AEL. TF.04-1”.
Pjesë e akuzës kishte qenë edhe B.S, ndaj të cilit ka pushuar procedura penale, pas i njëjti nuk jeton më.
Sokoli akuzohej se në cilësinë e drejtorit në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, kishte pranuar ta licencojë në mënyrë të kundërligjshme njehsorin elektrik “Kohler”, të prodhuar në Turqi.