Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulmim të KFOR-it në veri

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve me inicialet R.P dhe D.O, të nacionalitetit serb për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, në maj të vitit të kaluar

Sipas aktgjykimit, i akuzuari R.P është dënuar me 6 muaj burgim, i cili dënim me pëlqimin e tij i zëvendësohet me gjobë 6 mijë euro.

Sipas njoftimit të lëshuar, i akuzuari R.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajve, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar në dënim me gjobë prej gjashtë mijë euro.

“I akuzuari R.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar në dënim me gjobë, në shumë prej gjashtë (6) mijë euro, në këtë dënim të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit, ku për secilën ditë qëndimi do të llogaritet shuma prej njëzet (20) euro”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, i akuzuari D.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit.

“Të akuzuarit obligohen që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës sipas llogaritjes së shpenzimeve të gjykatës, obligohen të paguajnë nga 200 euro për paushallin gjyqësor secili veç e veç, si dhe shumën nga 50 euro, për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme