Dënohen me varje dy burra për zjarrvënien e një fabrike, ku vdiqën 260 persona

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Një gjykatë në Karaçi ka dënuar me vdekje dy burra, duke i shpallur fajtor zjarrvënien që ka shkaktuar një prej incidenteve më vdekjeprurëse në Pakistan.

Si pasojë e zjarrit në një fabrikë industriale më 2012, patën vdekur 260 persona.

Ende nuk është caktuar data e varjes së Abdul Rehman dhe Zubair Charya, të cilët janë dënuar të martën.

Burrat është thënë se kanë ndezur fabrikën e veshjeve, sepse pronarët nuk kanë paguar të hollat e zhvatjes.

Ata kanë qenë të lidhur me partinë MQM, e cila ka qenë në pushtet në qytetin ku ka ndodhur incidenti, ka thënë gjykata.

Kur pati nisur zjarrvënia, qindra persona patën mbetur brenda ndërtesës, e cila nuk ka pasur dalje emergjente.

Shumë punëtorë ishte raportuar se janë hedhur nga katet më të larta. Të tjerët nuk kanë mundur për shkak të grilave prej metali nëpër dritare.

Ekipet e shpëtimit kanë tentuar për më shumë se 24 orë që të arrijnë te të vdekurit dhe të plagosurit brenda fabrikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme