Shpërthim në Pakistan, vdesin 7 persona në shkollën 50 plagosen

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim ka ndodhur në një shkollë fetare në Pakistan. Ngjarja ka ndodhur në Peshawar teksa qyteti është zgjuar me një tragjedi pasi 7 persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë plagosur.

Ende asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë, teksa qyteti i Peshawar që ndodhet kufi me Afganistanin ka parë nga tragjeditë më të mëdha të shkaktuara nga talibanët.

6 vite më parë një person i armatosur hyri në një shkollë ushtarake për të vrarë 150 persona teksa të paktën vitet e fundit numri i sulmeve ka ardhur në zbritje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme