Dënohen të akuzuarit në rastin e vrasjes së Aulon Zekës

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur Aktgjykimin ndaj të miturit G.H, për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprës tjetër “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Fjala është për të akuzuarit në rastin e vrasjes së të riut Aulon Zeka, vitin e kaluar në Prishtinë.

“I mituri G.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë vjet e gjashtë muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej dt.17.09.2017 e tutje”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata ka shpallur aktgjykimin edhe për dy personat tjerë që kanë ndihmuar kryesin e veprës penale pas aktit të vrasjes.

“Të miturës R.G i është shqiptuar masa edukativo- korrektuese në kohëzgjatje prej 3 vjetësh”.

“Të miturit L.LL i është shqiptuar Mbikëqyrje e shtuar nga organi i kujdestarisë në kohëzgjatje prej 1 viti e gjashtë muaj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme