Dënohet me 18 vjet burg për vrasjen e djalit të axhës

Prishtinë | 17 Mar 2017 | 16:12 | Nga

Një trup gjykues i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, publikisht ka shpallur aktgjykimin, PKR.nr.612/16, më të cilin të akuzuarit D.G i është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej 18 viteve.

Në njoftimin për media thuhet se Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari D.G është fajtor ngase me dt. 13.06.2016, rreth orës 19.00 në fshatin Hajvali, Komuna e Prishtinës para supermarketit, ”Byqma” më dashje nga hakmarrja e paskrupullt ka privuar nga jeta të ndjerin N.G, më të cilin ishte edhe në raporte familjare, e kishte djalë të axhës, dhe më këtë ka kryer veprën penal, Vrasje e Rëndë nga Neni 179 par.1 nënpar.1.8 të KPRK-së.

Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar në kohëzgjatje prej 18 viteve i llogarit edhe koha e kaluar në paraburgim nga dita e arrestimit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme