Dënohet me 23 vjet personi që vrau dy të tjerë më 2014 në Ferizaj

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 17:29 | Nga

Gjykata Themelore në Ferizaj sot shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit B.M, i cilit në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj akuzohet se ka kryer tre vepra penale dhe atë përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, veprën penale vrasja e rëndë dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve, dhe për këtë u gjykua me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzetetre (23) vite si dhe dënim me gjobë në shumë prej gjashtëqind euro.

Më poshtë mund të lexoni të plotë pa ndërhyrje komunikimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt:

I pandehuri B.M në bazë të aktakuzës së prokurorisë akuzohet se ka kryer tre vepra penale, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 2 të KPK, veprën penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nen paragrafi 1.11 te KPK-se si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 te KPK-se, është shpallur dhe gjykuar me dënim burgimi dhe me gjobë, se:

Me datë 09 tetor 2014, në shtëpinë e të ndjerëve, në fshaton Muhovcë Komuna Ferizaj me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerët R dhe S. M,duke shtënë në drejtim të tyre katër herë me armë gjysmë utomatike “Simonov”e kalibrit 7.62x39mm,me numër serik E’7251, në atë mënyrë që për shkak te mosmarreveshjeve te vazhdueshme ne mes tyre, ku i ndjeri fillimisht nuk kishte lejuar që të lidhin martesë i pandehuri me të ndjerën S, diten kritike djali i të ndjerit A me veturen e tij kishte levizur para dyerve te shtepise se te pandehurit,me te verejtur kete I pandehuri kishte komunikuar me telefon me te ndjerin dhe nga ai kishte kerkuar shpjefim

“ Pse djali juaj po jep shllajfa me veturen para dyerve te shhtepise “ dhe pas nje konflikti verbal ne mes tyre e nderprene telefonin, I pandehuri I revoltuar ka marr pushken gjysme automatike, ka shkuar tek shtepia e te ndjereve , eshte ofruar afer ballkonit tre shtepir ku te ndjeret ishin duke qendruar ne ballkoni e shtepise se bashku me Habibe dhe A.M dhe ka shtene dy here ne drejtim te te ndjerit R duke I shkaktuar nplage vdekje prurese dhe ate plage ne anen e majt ne anen e djathte te regjionit te ballit dhe nje plage ne anen e perparme te supit te djathte, kurse dy here shtene ne te ndjeren S, duke I shkaktuar plage vdekje pruresve dhe ate nje here e ka goditur ne regjionin e syrit te majte dhe nje here ne regjionin lumbal te majta, si pasoj e ktyre plageve te ndjeret nderrojne jete ne vendin e ngjarjes.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme