Dënohet ish-shefi i Prokurimit në komunën e Gjilanit

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar ish-shefin e Prokurimit, Salih Kqiku, në komunën e Gjilanit me 7 muaj burg me kusht pasi e ka gjetur fajtor në veprën penale të asgjësimit apo fshehjes se materialit arkivor ndërsa e ka shpallur të pafajshëm në një pikë tjetër të akuzës, atë për veprën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Kqiku nuk do ta vuajë dënimin nëse brenda dy viteve nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale

Trupi gjykues në përbërje nga gjyqtarët Zyhdi Haziri, Menderes Behluli e Boban Aleksiq, komunikuan këtë vendim të hënën paradite.

Haziri, në shpalljen e aktgjykimit, tha se nuk është provuar që Kqiku e ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, raporton kallxo.com.

Gjykata gjithashtu obligoi Kqikun që ta paguajë paushallin gjyqësor në shumë prej 50 eurove si dhe shpenzimet e procedurës.

Salih Kqiku akuzohej se në cilësi të personit zyrtar si drejtor i prokurimit në Komunën e Gjilanit, gjatë vitit 2014 në Gjilan, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie, duke punësuar dy familjarët e tij në këtë mënyrë ka vendosur një OJQ “Psikoterapeutët në Veprim” në zyrën e arkivit të Drejtorisë së Prokurimit e cila gjendet te Qendra e Inkubatorit të Biznesit në Gjilan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme