Dënohet kosovari që bashkë me familje tentoi t’i bashkohet ISIS-it

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Murat Dernjani, të akuzuarit për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm, Gjykata Themelore e Prishtinës i shqiptoi dënim me burgim prej pesë vite.

Shpalljen e aktgjykimit e bëri kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli.

Dernjani gjatë seancës fillestare e ka pranuar fajësinë.

Sipas akuzës së Prokurorisë Speciale, Murat Dernjani, akuzohet se gjatë vitit 2013 ka udhëtuar me gruan dhe djalin e tij në Stamboll me qëllim që të bashkohet me ISIS-in.

Gjithnjë sipas aktakuzës ai ishte bashkuar me organizatën ISIS dhe kishte qenë pjesë e saj deri në gusht të vitit 2017, derisa ishte tërhequr dhe u dorëzua tek autoritetet turke, nga ku kishte kërkuar kthimin për Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme