Dënohet me 18 mijë euro e akuzuara për financim të terrorizmit, i konfiskohen mbi 117 mijë euro

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me një gjobë prej 18 mijë eurosh të akuzuaren P.K, lidhur me vepren penale “shperlarje e parave”.

E akuzuara këtë gjobë duhet ta paguajë në kohëzgjatje prej dy muajsh.

Fillimisht ajo ishte dënuar me gjashtë muaj burgim dhe dënim me gjobë prej 10 mijë euro, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës përcjell Klankosova.tv.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuares P.K për veprën penale Shpërlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 dhe 3 të Ligjit nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”.

“E akuzuara P.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumë prej dhjetëmijë (10.000) euro dhe me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve”.

“Me kërkesën dhe pëlqimin e të akuzuarës konform nenit 44 të KPRK-së, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej gashtë (6) muajve, i është zëvëndësuar me dënim me gjobë në shumën prej tetëmijë (8000) €uro”.

“Andaj, gjykata konform nenit 76 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 nënparagrafi 2.4 të KPRK-së, për dënimin me gjobë dhe dënimin e zëvendësuar me gjobë të akuzuarës ia shqipton dënimin unik me gjobë në shumë prej tetëmbëdhjetëmijë (18.000) euro, të cilin dënim e akuzuara P.K duhet ta paguajë në afat prej dy (2) muajve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.

Po ashtu asaj iu konfiskuan edhe mbi 117 mijë euro.

“Konfrom nenit 92 paragrafi 1 të KPRK-së dhe nenit 282 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.5 të KPP-së, ndaj të akuzuarës konfiskohet shuma e parave prej 91,080.00 £ GPB (nëntëdhjetë e njëmijë e tetëdhjetë funte Britanike), si pasuri që janë përfituar me veprën penale dhe obligohet Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar në Prishtinë, që pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ti marr nën administrim dhe menaxhim parat e konfiskuara me këtë aktgjykim dhe e njëjtat të administroi në përputhje me Ligjin mbi Agjencinë”.

“Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme