I gjithë stafi administrativ në Pallatin e Drejtësisë i bashkangjiten grevës

Prishtinë | 01 Mar 2022 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Përveç stafit të administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe asaj të Apelit, grevës iu ka bashkangjitur edhe stafi administrativ i Gjykatës Supreme, i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Prokurorisë së Apelit.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur referenti nga Prokuroria e Apelit, Sadri Llumnica.

“Nuk është veç Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit po është edhe Gjykata Supreme, më të thënë të drejtën krejt Pallati i Drejtësisë janë bashku. Ne me kërkesën tonë të përqafueseve sindikal kemi kërkuar dhe i kemi lut që të shtyhet edhe një javë mirëpo, nuk po lejojnë anëtarësia sindikale dhe po thotë ne i bashkangjitemi grevës dhe tash jemi në grevë edhe na”, shtoi tutje Llumnica.

Se grevës ju ka bashkangjitur edhe stafi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e ka konfirmuar, Burim Neziri, bashkëpunëtori profesional në Prokurori.

“Po, po kanë hy në grevë, 100% punëtorët kanë vendos me iu bashku grevës”, tha Neziri.

Neziri shtoi se puna e administratës në këtë prokuroi është pezulluar për shkak të grevës.

Fillimisht, sot kanë nisur greven punëtorët e administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe të Gjykatës së Apelit.

Ata po kërkojnë kërkojnë, “Aprovimi i Ligjit për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive duke u bazuar në Projekt Ligjin për Plotësim dhe Ndryshim të Ligjit për Zyrtar Publik; Përafrimi i pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve; Pagesa linearë nga 150 euro për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga; Pagesa e shujtës ditore prej 3 euro dhe pagesa e udhëtimit prej 3 euro”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme