Gjykata e Apelit e Kosovës, e ke refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të akuzuarit G.B. , kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 31.01.2019.
Sipas njoftimit për media aktgjykimi në fjalë është vërtetuar. G.B. është dënuar nga gjykata e shkalles së parë me 25 vjet burgim, si fajtor për vrasjen e djalit të tij të mitur, tanimë të ndjerit L.B., duke kryer kështu veprën penale: “Vrasje e rëndë” nga neni 179 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Gjykata e Apelit vlerëson se aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, ndërsa është aplikuar drejt edhe ligji penal”, thuhet në njoftim.
Sipas komunikatës Gjykata e Apelit në tersi i mbështet konkludimet e gjykatës së shkalles së parë, edhe sa i përket vendimit mbi dënim, për të cilin vlerëson se më të do të arrihet qëllimi i kërkuar me ligj.