Dënohet personi që shpërndau videon e sulmit në Zelandën e Re

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Një person në Zelandën e Re, i cili kishte shpërndarë videon e transmetuar live të sulmit në xhaminë e Christchurch, është burgosur për 21 muaj.

Philip Arps ua dërgoi videon 30 njerëzve dhe një miku, duke kërkuar që të modifikohet dhe të përfshijë “numërimin e vrasjeve”.

Gjykatësi i Christchurch Stephen O’Driscoll, tha se Arpsi kishte “pikëpamje të papenduara” ndaj komunitetit musliman.

Gjykata e shpalli Arps fajtor për dy akuza –  për shpërndarjen e materialeve të pakëndshme dhe për shpërndarjen e pamjeve që u transmetuan live në mediat sociale gjatë sulmit.

Gjykatësi O’Driscoll dënoi veprimet e Arps, duke i quajtur ” një krim i urrejtjes”.

Ai shtoi se ishte “veçanërisht mizore”  nga Arps që shpërndau videon në ditët pas sulmeve.

Sulmet ndodhën në mars të këtij viti, ku një person i armatosur vrau 51 njerëz në sulmin ndaj myslimanëve në një xhami dhe qendër islamike në Christchurch.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme