Filloreta Jakupi që punoi si këshilltare për klientë në një bankë është dënuar nga Gjykata në Gjilan për keqpërdorim detyre.
Sipas Sabit Shkodrës, zyrtarit për informim të Gjykatës Themelore në Gjilan Jakupi u dënua me 2 vjet e gjashtë muaj burgim.
Ajo akuzohej se nga viti 2008 deri në vitin 2010 ka vënë në lajthim klientët dhe ka dëmtuar bankën.
Sipas aktakuzës, Jakupi i shkaktoi dëm bankës në vlerën 100,399 euro.
Gjykata në Gjilan ia ndaloi asaj edhe ushtrimin e profesionit në veprimtari financiare për katër vjet, afat që do të fillojë të rrjedhë, pasi Jakupi të vuajë dënimin.
Gjithashtu e akuzuara obligohet t’ia kompensojë dënim e shkaktuar bankës NLB në Prishtinë.