Dje është raportuar për para fals nga një zyrtar i bankës ‘ProCredit’ në Prishtinë, i cili ka njoftuar se janë detektuar 1500 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Sipas burimeve të sinjalit, bëhet e ditur se shumica prej tyre janë në monedhën metalike 2 euroshe dhe plot 50-she.
Paratë që dyshohet se janë të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.
Kujtojmë se para disa javësh janë arrestuar gjashtë persona, tre kosovarë dhe tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se merreshin me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale janë shpërndarë.