Kandidati i PDK-së, për deputet, Blerim Latifi i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit, kjo pasi që sipas tij disa persona janë duke ushtruar presion mbi votuesit.
Latifi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo po ndodh në Prekaz të Epërm, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë i Latifit pa ndërhyrje:
Thirrje prokurorisë Kosovës.
Në Prekaz të Epërm nga disa banditë është duke u ushtruar presion kriminal mbi votuesit për ta deviju vullnetin e lirë të qytetarëve.
Therras prokurorinë e shtetit të veproj.