Departamenti Amerikan i Shtetit është deklaruar rreth takimit të djeshëm në mes të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Uashington.
“Sekretari theksoi rëndësinë e kthimit në negociata me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve. Sekretari Pompeo gjithashtu inkurajoi Presidentin Vuçin të përdorë momentin e nënshkrimit të letrave të fundit të synimit për krijimin e linjës ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Prishtinës dhe Beogradit”.
“Sekretari dhe Presidenti diskutuan për zhvillimin e vazhdueshëm të Serbisë si një komb modern, demokratik dhe i prosperuar në paqe me fqinjët e saj”, thuhet në njoftimin për takimin që është postuar në faqen e Departamentit amerikan të Shtetit.
Mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë një takim ka ndodhur edhe në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Aleksandër Vuçiq.
Takimi është bërë me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.