Departamenti i Historisë ka organizuar ligjëratë në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njëkohësisht në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Ikonës së rezistencës, personalitetit më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare të shek. XX, Adem Demaçi, raporton Ekonomia Online.
Selatin Novosella, bashkëpunëtor i Adem Demaçit vlerësoi ligjëratën për veprimtarinë e Demaçit.
“Po, është e veçantë sepse me këtë ligjëratë fillon cikli i aktiviteteve, me ligjërata, me dhurimin e librave, me konferenca shkencore, me ekspozitë tematike,me botime katalogjesh. Dhe mbi të gjitha, pritet që gjatë këtij viti, në 90 vjetorin e lindjes së Adem Demaçit, të përmbyllet me botimin e kompletit të veprave të tij në 30 vëllime. Domethënë, sa për njohuri aktiviteti i parë që po mbahet në Kosovë po shënohet 90 vjetori i lindjes së Adem Demaçit, pikërisht në këtë ditë të vecantë. E dyta dhe shumë me rëndësi kjo ligjeratë mbahet në një prej dy datave epokale pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e vitit 1912”, tha ai.
